Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar sot ndaj zyrtarëve komunal të Prishtinës të cilët kanë thënë se Vetëvendosje e ka huq adresën e kritikave për mos
furnizim të kryeqytetit me ujë.
Sipas Vetëvendosjes, neni 15 i Statutit Komunës së Prishtinës flet qartë për obligimin e Komunës për
furnizim të qytetarëve me ujë. Vetëvendosje përmes një kumtese për media theksoi se
komuna e Prishtinës po mundohet t’i ikë përgjegjësisë për dështimin e tyre 13-vjeçar për
furnizim me ujë të qytetarëve. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2012,
ora 15:15