VV: Kjo festë simbolizon sakrificën
Pëlqej
Lëvizja Vetëvendosje ua ka uruar besimtarëve myslimanë Festën e Kurban Bajramit, duke vlerësuar se kjo festë simbolizon sakrificën dhe solidaritetin, jep mesazh për mbarë njerëzimin që asnjëherë të mos heqim dorë nga idealet dhe përherë t'i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, veçanërisht nevojtarëve.

Urimi i VV-së:

ME FAT KURBAN BAJRAMI!

Lëvizja VETËVENDOSJE! uron gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Kjo festë që simbolizon sakrificën dhe solidaritetin, jep mesazh për mbarë njerëzimin që asnjëherë të mos heqim dorë nga idealet dhe përherë t'i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, veçanërisht nevojtarëve.

Duke qenë bashkë në rrugëtimin për drejtësi e barazi, me gjithë sakrificat që lypsen, është e vetmja mundësi që të arrihen këto ideale. Duke qenë të përkushtuar dhe duke u përkujdesur për njëri-tjetrin, shoqëria do ta ketë me të lehtë përballjen me vështirësitë që i hasim në këtë rrugëtim.

Urojmë për shëndet, mbarësi e çdo të mirë për secilin! Gëzuar
Shtuar më 01/09/2017, ora 08:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori