E zuri poshtë zetori, ndërron jetë i moshuari në Cërrik

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Cërrik.

Rreth orës 19:15, në rrugë rurale, në fshatin Dëshiran, Belsh, shtetasi R. Q., 74 vjeç, duke drejtuar mjetin bujqësor ‘Zetor’, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përmbysur.

Mësohet se 74 vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Albeu.com.


Shtuar 10.07.2023 20:55