VV kërkon ushqim për protestuesit nga qytetarët dhe bizneset
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar ndihmë nga qytetarët e Kosovës, që të kontribuojnë më ushqim për protestuesit.
Kjo thirrje u është drejtuar edhe ‘bizneseve të vogla’.

VV në Facebook shkruan:

Thirrje për kontribut me ushqime

Sot ka filluar tubimi masiv i qytetarëve dhe i mbështetësve të kauzave opozitare në sheshin përballë Kuvendit të Kosovës. Qëllimi i këtij tubimi është që të ndalë bërjen e Hashim Thaccit president dhe të shkaktojë dorëheqjen e qeverisë në mënyrë që sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje të reja.

Në shesh janë mbledhur mijëra qytetarë, të cilët do të rrinë aty disa ditë me radhë. Për të gjithë këta njerëz do të organizohet furnizimi me ushqim, tre herë në ditë. Ushqimet do të dhurohen nga qytetarët e nga bizneset e vogla, dhe për këtë arsye, i bëjmë thirrje të gjithë simopatizantëve e mbështetësve që mund të na ndihmojnë, të kontribuojnë me ushqime./Albeu.com/
Shtuar më 23/02/2016, ora 22:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori