Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar kod të veçantë dhe rritjen e buxhetit për librin.
Deputeti Sami Kurteshi, në një konferencë për media të mbajtur për nder të Ditës Botërore të Librit tha se VV-ja është e
shqetësuar edhe me gjendjen e bibliotekave në Kosovë, derisa sa i përket “mohimit të së drejtës të të rinjve për qasje në
libër tha se edhe rezultatet e mëparshme të testit PISA janë pasqyrë e gjendjes aktuale”.
Ai u shpreh i
shqetësuar edhe me numrin e vogël të literaturës që
bibliotekat në Kosovë posedojnë, duke thënë se me më pak se 2 milionë libra, Kosova ka më pak se një
libër për kokë banori.
Po ashtu, ai theksoi se
bibliotekat në nivel komunal janë në gjendje të rëndë nga infrastruktura e deri tek mos përditësimi i fondit të librave.
Sipas tij, këto biblioteka nuk funksionojnë, nuk janë të lidhura mes vete dhe nuk i plotësojnë as standardet minimale bashkëkohore për funksionimin e tyre.
Shtuar më 23/04/2018,
ora 16:56