Lulzim Cuku flet pasi ekzekutoi gruan në sy të tre fëmijëve: Fuste njerëz të panjohur në shtëpi

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Durrës ku Lulzim Cuku i mori jetën gruas së tij Manjolës.

Ajo që e bëntë ngjarjen edhe më makabre ishte fakti se krimi i rëndë ndodhi në sytë të tre fëmijëve të mitur.

45-vjeçari u largua, duke lënë gruan e pajetë në banesë, ndërsa disa orë më pas u vetëdorëzua në policinë e Matit.

Në dëshminë e tij, ai ka pranuar se krimi i rëndë ka ndodhur për shkaqe xhelozie, duke u shprehur se “gruaja e tij, Manjola fuste njerëz të panjohur në banesë, ndërsa ai ndodhej në emigrim në Greqi”.

Dëshmia e burrit vrasës në polici:

“Jam penduar shumë për veprimin tim. Nuk duhet të kishte ndodhur kjo, nuk duhet të kisha qëlluar mbi Manjolën. Fëmijet e mij ngelën rrugëve tani. Jam shumë i dëshpëruar. Tentova disa herë të vetëvritesha, por nuk ia dola. Sherri fundit ndodhi, pasi prej kohësh kishim debate. Kisha dyshime se ajo fuste njerëz të tjerë në shtëpinë tonë, ndërkohë që unë isha në Greqi.

E kishte kthyer shtëpinë në shtëpi publike, fuste brenda llojë-llojë njerëzish. I kërkova të mos e bënte më këtë veprim, por sapo unë ikja në Greqi me thoshin njerëzit se ajo vazhdonte të fuste njërëz të panjohur në shtëpi.

Për këtë arsye u ktheva nga Greqia. Gjatë kësaj kohe debatonim shpesh. Atë natë situata doli jashtë kontrollit dhe unë e qëllova me thikë. Nuk mendova se ka vdekur, pasi e lashë të shtrirë në tokë. Nga mediat e dëgjova që kishte ndërruar jetë. Më vjen shumë keq, sidomos për fëmijët që mbetën në mëshirë të fatit”, është shprehur ai. /albeu.com/


Shtuar 3.02.2020 09:41