VV: KE s'ka qasje të barabartë ndaj Kosovës dhe Serbisë
Përmes anëtarit të saj, Ylli Hoxha, Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar Komisionin Evropian për qasje të pabarabartë ndaj Kosovës dhe Serbisë në Raportin e Progresit të publikuar javën e kaluar.

Sipas VV, që në hyrjet e raporteve për Kosovën dhe Serbinë shihet diskrepanca e konsiderueshme, që ka shënuar Kosova në raport me Serbinë, karshi Evropës.

Hoxha, theksoi se derisa për Kosovën lavdërohet nënshkrimi i MSA-së, për Serbinë flitet për raportet e kandidaturës, që sipas tij është shkallë shumë më e avancuar sesa e Kosovës.

Këto komente Hoxha i ka bërë në një konferencë për medie të mbajtur të hënën në Prishtinë.

"Për Kosovën flitet për demonstrim të angazhimit të saj në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, përderisa për Serbinë flitet për qëllimin e saj strategjik për tu integruar në BE", është shprehur Hoxha. /albeu.com/

Shtuar më 16/11/2015, ora 16:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori