I lyen jastëkun me jashtëqitje, 14-vjeçari vret veten pas talljes së shokëve

Bullizimi është një ndër problemet me aktuale në shoqërinë e sotme.

Një nxënës 14-vjeç, i cili bullizohej nga bashkëmoshatarët e tij në një shkollë me konvikt, u vetëvra disa ditë pasi shokët e klasës i lyejtën jastëkun me jashtëqitje.

Pierre DaCosta Noble, me origjinë franceze, , u gjet i varur në oborrin e shkollës prestigjioze në Ëindermere në Angli.

Shokët e tij thanë se ai ishte mërzitur shumë nga ky veprim dhe se ishte shprehur se nuk po mundej dot më në atë shkollë.

Ai kishte dalë nga dhoma konviktit rreth orës 20:00, pasi shokët kishin rënë për të fjetur dhe nuk u kthye më. I mituri u gjet i vetëvarur nga stafi i konviktit ku banonte.


Shtuar 29.09.2020 18:46