Zvarritet dosja “e nxehtë” e Llallës, gjykata e shtyn çështjen në nëntor

Ka përfunduar seanca për Adriatik Llallën, shqyrtimi i dosjes së të cilit u shty për në nëntor.

Avokati kërkoi kryerjen e disa hetimeve të tjera dhe gjykata vendosi plotësimin e hetimeve.

Kujtojmë se Adriatik Llalla është marrë i pandehur dhe i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale:

“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal.


Shtuar 9.07.2020 12:34