VV: Ja dështimet e Demakut
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje sot në Drenas ndërmorën një aksion simbolik, ku u shpërndan fletushka dhe u vendosen postera në qytet që pasqyrojnë premtimet dhe dështimet e kryetarit të Komunës sonë, Nexhat Demaku.

Kryetari Demaku kishte premtuar që do të ketë rritje të vendeve të reja të punës, lidhjen e të gjitha fshatrave dhe lagjëve me infrastrukturë rrugore, ujësjellës dhe kanalizime, si dhe ndërtimin e një impianti për ujërat e zeza, shkruan Express.

“Për më tepër, kryetari Demaku kishe premtuar edhe ndërtimin e disa shkollave dhe punkteve shëndetësore në vendbanimet që kanë nevojë. Tani kur jemi në fund të mandatit të Nexhat Demakut dhe vartësve të tij, premtimet e lartcekura dolën të ishin mashtrime elektorale”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2013, ora 18:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori