Lëvizja
Vetëvendosje për kohë të gjatë kishte paralajmëruar e punuar për dërgimin e Projektligjit për
Referendum në Kuvendin e
Kosovës. Por, hipokriza e VV-së u pa sot kur të njëjtit e injoruan totalisht këtë projektligj në Kuvendin e
Kosovës. Me 49 për, 6 kundër dhe 6 abstenime Kuvendi miratoi në parim
Projektligjin për
referendum.
Në sallën e kuvendit
Vetëvendosje mungoi duke injoruar këtë ligj, për të cilin dikur bënte shumë zhurmë. Ligji i miratuar sot është propozuar nga Partia Socialdemokrate.
Albulena Haxhiu nga
Vetëvendosje ishte deputetja që së fundi në një konferencë për media kishte paralajmëruar dërgimin në
Kuvend të Ligjit për
Referendum.
“Për të mbytur cfarëdo zëri qytetar ende nuk kemi pasur asnjë iniciativë të asnjë qeverie për të proceduar në
Kuvend Projektligjin për
referendum. Ne si subjekt politik e kemi draftuar këtë projektligj dhe brenda kësaj jave do ta procedojmë në
Kuvend të
Kosovës Projektligjin për
referendum” kishte thënë Haxhiu pak muaj më parë, por që sot nuk u shfaq për të hedhur votën e saj për të njëjtin ligj.
Shtuar më 07/11/2018,
ora 16:35