Tmerroi me sëpatë të moshuarit, burg për grabitësin në Fier

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë burg pa afat për hajdutin Pajtim Dhami, që tre ditë më parë grabiti një çift të moshuarish duke u marrë 30 mijë lekë të reja në fshatin Pishë. Grabitësi Pajtim Dhami jeton me nënën dhe njihet nga banorët si person problematik.

Ai ka qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje. Abcneës.al mëson se çifti i të moshuarve i kishin ruajtur paratë, pra 30 mijë lekë të reja për të blerë drutë e zjarrit për në dimër, por iu grabitën me dhunë nga fqinji i tyre.

Ngjarja ndodhi afër mesnatës tre ditë më parë në fshatin Pishë të Fierit. 47-vjeçari Pajtim Dhami shkoi në banesën e të moshuarve dhe nën kërcënimin e një sëpate u mori 30 mijë lekë bashkëshortëve Vangjel dhe Athina Prifti.


Shtuar 9.09.2020 08:24