VV i kthen shpinën aktivistit që strehoi Kurtin në kohën kur ai ishte në arrati
Pëlqej
Përplasjet dhe mospajtimet për çështje të ndryshme edhe më tej vazhdojnë të jenë prezente mes tyre.

I radhës që ka reaguar për parregullësi është Gëzon Kastrati, vëllau i Qëndron Kastratit- kryetar I Komunës së Kamenicës.

Me anë të një paraqiteje në llogrinë e tij në Facebook, Kastrati ka akuzuar krahun e Albin Kurtit lidhur me përzgjedhjen e udhëheqësve të VV-së në Prishtinë.
Sipas Kastratit, disa ditë më parë në mbledhjen e grupit të asamblistëve në Prishtinë është votuar që Drilon Pireva, të jetë Shef i Grupit të Asamblistëve, përkundër një kandidateje tjetër në radhët e tyre.

Kastrati thotë se VV kishte shumë besim në Pireven, sa që shumë herë ka strehuar edhe Kurtin në kohën kur ai ndodhej në arrati.

“Pak ditë më vonë u mbajt mbledhja e Këshillit të Qendrës së Prishtinës ku ndër të tjera do të votohej edhe për Drilonin si shef i grupit pasi me shumicë votash ishte votuar nga kolegët e tij asamblist (procedurë e paraparë me Statut).

Nga mënyra e organizimit të mbledhjes, qëllimit të mbajtjes së saj si dhe nga informatat që kishte marrë Driloni për një organizim mes anëtarëve të Këshillit për rrëzimin e tij, të udhëhequr nga një koleg i tij asamblist dhe djali i hallës së tij, “veteran” në Lëvizje, një grup vendosi të mos marrë pjesë në këtë mbledhje duke mos dashur që ta legjitimoj këtë proces “demokratik” (të përgatitur paraprakisht).

Normalisht, për Drilonin u votua kundër, me një numër të konsiderueshëm të abstenimeve dhe vetëm dy vota në mbështetje të tij. I zgjedhur nga kolegët asamblist si përfaqësuesi më i denjë i tyre, u rrëzua nga delegatët e Këshillit të Qendrës së Prishtinës me të vetmen arsye, që ka mospajtime me Albinin dhe tifozët e tij, si dhe mënyrën sesi është propaganduar nëpër aktivist rreth këtij problemi për më shumë se 1 vit.”, ka shkruar Kastrari mes tjerash. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2018, ora 21:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori