VV i kërkon LDK-së të bashkohet kundër Haradinajt
Pëlqej
Në seancën e sotshme të Kuvendit të Kosovës, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu bashkim të opozitës dhe qytetarëve që ta ndalin Ramush Haradinajn.

“Me këtë Qeveri duket se e keqja po normalizohet, çdo ditë po ndodh nga një skandal tjetër, duke përfshirë këtu edhe skandalin e largimit me dhunë të një zonje në Prizren.

Kjo Qeveri e pakicës për t’u ndalur duhet të rrëzohet me votë këtu në Kuvend. Andaj në emër të LVV-së duhet të theksoj se për ta bërë këtë na duhet një bashkim opozitar, po ashtu edhe qytetarë për t’i ndalur dëmet e kësaj qeverie”, u shpreh ajo.
Shtuar më 14/06/2018, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori