Në mënyrën më epike, modelja tregon aksidentalisht gjininë e bebushit (VIDEO)

Chrissy Teigen tregoi aksidentalisht se është në pritje të një djali.

Modelja 34-vjeçare ishte duke folur me ndjekësit e saj në Instagram, ku tha se “ai është i madh”, duke zbuluar kështu gjininë e foshnjës që po pret, nga rehatia e krevatit ku po bën regjim për shkak të problemeve që ka pasur me shtatzëninë.

Pasi zbuloi se është në pritje të një djali, Chrissy mbyloi menjëherë gojën duke thënë “oops” para se të falenderonte ndjekësit e saj për urimet gjatë kësaj kohe të vështirë.

Ndërsa fliste për problemet me placentën e saj (të ngjashme me ato me të cilat u përball gjatë shtatzënisë me Luna dhe Miles), ajo i siguroi ndjekësit të mos shqetësoheshin për foshnjën.

“Po rritet bukur, gjithçka është mirë. Ndihem vërtet mirë, por placenta ime është vërtet, vërtet e dobët dhe kjo po më bën të kem hemoragji. Në thelb është me rrezik të lartë dhe, e dini, kjo gjë e dobët ka hequr kaq shumë”.

Mjekët i thanë se duhet të pushonte në shtrat në fillim të këtij muaji ndërsa modelja është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë.

Chrissy pranoi në Instagram të martën në mbrëmje se nuk ishte aq e sigurt rreth urdhrave të mjekut dhe tani po e merr seriozisht.

Ajo bisedoi me fansat e mediave sociale në lidhje me shtatzëninë e saj të vështirë dhe se si do të ecë përpara në muajt e ardhshëm për të qenë ‘sa më e shëndetshme të jetë e mundur’ për hir të fëmijës së saj.

Modelja kishte frikë pasi nuk mund të ndjente lëvizjet e bebushit që po pret, ndaj mjekët e urdhëruan menjëherë që të bënte regjim.


Shtuar 18.09.2020 09:21