VV është e bindur se PAN nuk i ka votat për qeverinë
Pëlqej
Mos prania e PAN-it në mbledhjet e fundit të Kuvendit ka krijuar bindjen tek VV-ja se ata nuk i kanë numrat.

Këtë ka bërë të ditur deputeti i Vetëvendosjes Ismail Kurteshi duke e sfiduar koalicionin që të formojë qeverinë nëse i kanë numrat.


"Nëse i bën votat natyrisht që mund ta formojë Qeverinë, por është shumë e qartë se deri më tani nuk i kanë pasur numrat. Por nëse i kanë numrat le ta formojnë më shpejt e të mos i maltretojnë qytetarët me zvarritje të tilla. Ndërsa nëse nuk i kanë le të pajtohen me këtë fakt dhe të lejojnë që proceset të rrjedhin normalisht dhe Qeverinë ta formojnë ata që i kanë votat"., - është shprehur ai.

Rezultati i ngushtë në zgjedhjet e fundit ka bërë që Kosova të mbetet pa qeveri tre muaj pas zgjedhjeve duke shkaktuar një krizë të madhe institucionale. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2017, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori