VV e pranon se Lista Srpska e ndali demarkacionin
Pas shtyrjes së votimit të ligjit për Demarkacion, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, në një konferencë për media e ka pranuar se Lista Srpska ishte ajo që e ndali Demarkacionin.

Ymeri tha se ishin të angazhuar me të gjitha energjitë për ta penguar Demarkacionin me Malin e Zi.

"Kjo është fitore e qytetarëve të Kosovës për dy arsye: E para është sepse nuk ju cenua territori dhe rezistenca e tyre e ndali votimin", tha ai.

Në fund Ymeri shtoi se Beogradi po faktorizohet në Kosovë përmes Listës Serbe. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2016, ora 15:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori