VV e LDK mohojnë se kërkuan nga PDK formim të koalicionit
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se kanë dërguar njerëz drejt Partisë DemokratikeKosovës, për të kërkuar nga ky subjekt partiak koalicion bashkëqeverisës.

Zyrtari i VV-së, Arlind Manxhuka në një përgjigjie për Klan Kosovën është shprehur se një gjë e tillë nuk qëndron.

”Edhe sa herë duhet t’ju gënjejë Kadri Veseli që ta kuptoni VETËVENDOSJE!-n”, është shprehur shkurtimisht ai.

Njëjtë janë përgjigjur edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

”Kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Ai është shprehur se që nga votimi i mocionit të mosbesimit nuk kanë pasur asnjë komunikim mes vete.
Shtuar më 21/04/2020, ora 23:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori