Stuhia favorizon “skifterët” në Gramsh, vjedhin linjën e tensionit të lartë dhe lënë dy fshatra pa energji elektrike

Ka mjaftuar pak minuta stuhi dhe erë e fortë në Gramsh për të bërë të mundur stakimin e tensionit të lartë në Gramsh, duke favorizuar disa persona për të vjedhur linjën e tensionit të lartë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kukur, ku dy ditë më parë autorët kanë mundur të vjedhin një gjatësi të konsiderueshme teli të tensionit të larë me material bakër, i cili shitet për skrap.

Sipas dëshmive të banorëve të zonës, policia është njoftuar, por ende nuk ka asnjë të ndaluar për këtë ngjarje, teksa dy fshatra vazhdojnë të jetojnë në errësirë.