VV dhe LDK-AAK-Nisma, takimi pas vendimit të Gjykatës
Pëlqej
Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje konfirmojnë se nuk janë takuar me ata të bllokut LDK-AAK-Nisma që prej 17 korrikut, kur edhe është zhvilluar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Ata shprehen se VV-ja nuk ka hequr dorë nga kushtet që i ka vënë më herët, e sidomos atë që konsiston në dialogun me Serbinë.

Vetëvendosje po kërkon me çdo kusht t’i udhëheqë këto bisedime. Kjo pikë pritet të jetë pjesë e bisedimeve të ardhshme mes palëve tek pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, shkruan Express.

Edhe pse në opinion qarkulloi një deklaratë e Kujtim Shalës se kriteret e Lëvizjes Vetëvendosje janë të pranueshme për bllokun, një konfirmim të tillë kjo lëvizje nuk e ka marrë.

Erzen Vraniqi, zëdhënës i VV-së, në një prononcim për gazetën ka thënë se atyre askush nuk u ka thënë se janë pranuar apo refuzuar kriteret e tyre, dhe se prej 17 korrikut ditën kur është dashur të nënshkruhej draftmarrëveshja e arritur një ditë më herët asgjë nuk ka ndryshuar. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2014, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori