Aktivistë të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë kanë qëndruar sot, më 12 shtator 2013 në fshatin Barilevë. Shpend Ahmeti bashkë me kandidatët për kuvendin komunal të Prishtinës Bislim Shala, Sylejman Pireva, Arbnore Berisha, Afërdita Pireva dhe Misim Bajrami u takuan me fshatarë ndër ta edhe me bujkun, kultivues i
perimeve Salih Lecin.
Gjatë bashkëbisedimit Salih Leci tha se një pjesë të madhe të
perimeve që i kultivojnë
bujqit e kësaj ane shpesh herë duhet t’i falin apo edhe t’i hedhin fare, për shkak të mungesës së hapësirës për t’i shitur ato.
Ai tha se “në dy tregjet në Prishtinë u është siguruar hapësira për shitje vetëm tregtarëve dhe se
prodhuesit janë të shkelur me dy këmbë, me njërën në fyt e tjetrën në barkë. Neve na kanë lënë në mëshirën e fatit duke dalë ilegalisht në kënde e rrugë të Prishtinës për të shpresuar se do të shesim diçka”. Sipas tij
bujqit kanë nevojë që të ndihmohen nga Komuna e Prishtinës në mënyrë që të kenë hapësirën që të shesin prodhimet e tyre, gjë me të cilën pushteti aktual komunal nuk është marrë asnjëherë.
Ndërsa Shpend Ahmeti gjatë bisedave me të pranishmit deklaroi se i njeh vështirësitë me të cilat ballafaqohen
prodhuesit vendor, por se ka ardhur në Barilevë që të bashkëbisedoj me prodhues të
perimeve që sipas tij kanë kapacitet për të ndihmuar zhvillimin ekonomik lokal. Shpendi tha se është i njoftuar që pushteti aktual komunal dhe drejtoria e tregjeve të kryeqytetit nuk kanë krijuar ambient të duhur për
prodhuesit dhe
bujqit vendor në tregjet e Prishtinës.
Shpendi vazhdojë duke thënë se “Pa i përkrahur
prodhuesit vendor nuk mund të zhvillohet ekonomia e Kosovës e as ekonomia lokale e Prishtinës”. Ai përfundoi se në alternativën e tij janë paraparë politika të tilla subvencionuese, me aplikimin e të cilave nuk do të lejohet që prodhuesve
vendor dhe bujqve të Prishtinës tu prishen prodhimet për shkak të mungesës së hapësirave për t’i plasuar ato në treg. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2013,
ora 16:48