VV: Bojkoto produktet e Serbisë

Pëlqej
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë realizuar një aksion, ku kanë "reklamuar" ujin "Rosa", një produkt që vjen nga Serbia.

Një nga aktivistet, Tinka Kurti tha se ky produkt, por edhe të gjitha ata produkte që vijnë nga Serbia duhen bojkotuar.

“Duhet pasur parasysh se përdorimi i produkteve nga Serbia e ndihmon më shumë shtetin dhe ekonominë serbe, duke dëmtuar atë tonën. Ne duam të kujtojmë se vërshimi i këtyre produkteve është vazhdimësi e dëmtimit të ekonomisë tonë nga Serbia", ka thënë aktivistja.

Ndersa, edhe aktivisti Alban Makolli shprehet se Kosova duhet ti bojkotoje produktet serbe, te cilat sjellin dobi për ekonominë e Serbisë dhe jo të shtetit të Kosovës.

Aktivistët kanë thënë se bojkoti i produkteve të Serbisë duhet të vazhdojë derisa shteti serb të pranojë krimet e luftës kundrejt popullatës shqiptare, të njohë shtetin e Kosovës dhe të dëmshpërblejë Kosovën për shkak të luftës që e shkaktoi. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori