Aksident me vdekje në Vaun e Dejës

Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në Vaun e Dejës.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin Vau i Dejës-Bushat në vendin e quajtur Stajka.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e aksidentit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com/