VV ankohet në Kushtetuese për dy ligje
Gjykata Kushtetuese e Kosovës
Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese lëndët për Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Ligjin për Hoçën e Madhe. Në një konferencë për media deputeti i kësaj lëvizje, Liburn Aliu u shpreh se të dyja këto ligje shkelin nene të ndryshme të Kushtetutës së Kosovës, Ligjit për vetëqeverisjen lokale dhe Ligjit për liritë fetare.

“Mendojmë se po, do duhej të vendoste në favor të kërkesës sonë. Mendoj se e kemi faktuar mjaft dhe është e qartë se kemi shkelje të kushtetutës”, tha Aliu. /albeu.com/

Shtuar më 28/04/2012, ora 17:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori