Probleme me pasurinë, KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës

Prokurori i Tiranës Adnand Xhelili u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK). Kjo për shkak të problemeve me pasurinë e tij. Trupa gjykuese drejtohej nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Brunilda Bekteshin, vuri re mospërputhje të deklarimeve të pasurisë së prokurorit.

Dyshime sollën një apartament me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë dhe një vilë trekatëshe në Borsh të Lukovës, pasuri kryesore të familjes së prokurorit Xhelili,.

Relatorja Shuli shpjegoi se Xhelili e kishte blerë apartamentin si i pastrehë nga Enti i Banesave në vlerën 1.1 milion lekë dhe e shleu gjatë periudhës 1999-2005. Komisioni konstatoi mospërputhje të burimit të deklaruar në vitin 2003 me atë në deklaratën veting, pasi në të parën u shënua kredia, ndërsa tek e dyta kursimet familjare. Mospërputhje u konstatuan edhe për vlerën e apartamentit.


Shtuar 12.02.2020 10:32