VV aksion të ri, arrestohen 8 aktivistë
Lëvizja Vetëvendosje ka ndërmarr të martën një aksion të ri në kundërshtim të bisedimeve teknike që po zhvillohen në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Derisa në ndërtesën e Qeverisë, Kryenegociatorja Edita Tahiri po zhvillonte takimin me ndërmjetësin e bisedimeve Robert Cooper, i cili, sipas burimeve të “Zërit”, arriti në Kosovë për ta bindur palën kosovare që të heqë dorë nga termi “Republikë” në përfaqësimin rajonal, aktivistët e Vetëvendosjes shkruan parullën “Kosova Republikë” në ndërtesën e Qeverisë.

“Sot, më 14 shkurt, derisa kryenegociatorja Edita Tahiri po takohej me ndërmjetësin e bisedimeve Robert Cooper, për të hequr dorë nga Republika, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! shkruan parullën “KOSOVA REPUBLIK˔ në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftim të Vetëvendosjes.

Ky aksion, sipas kësaj lëvizjeje, u pasua nga intervenimi brutal i policisë, duke arrestuar kështu tetë aktivistë.

Aktivistët e arrestuar janë: Frashër Krasniqi, Kreshnik Ahmeti, Valdrin Ahmeti, Salih Zyba, Gëzon Kastrati, Zgjim Hyseni, Lulzim Gjaka dhe Arbënor Dehari.
Shtuar më 14/02/2012, ora 14:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori