Vushtrri: Sulmohen fizikisht doganieret dhe u dëmtohet makina
Gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme në pikën doganore, dy doganierë janë sulmuar fizikisht. Personat fillimisht nuk kishin përfillur urdhrat e zyrtarëve doganorë dhe fillojnë që ti sulmojnë fizikisht ata. Madje edhe veturën e doganës e dëmtuan. Personat po kontrabandonin pije të gazuara.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se personat janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje. "Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit nuk kishin përfillur urdhrat e zyrtarëve doganorë duke i sulmuar fizikisht, me ç’rast ishte dëmtuar vetura zyrtare e doganave.

Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarve janë gjetur një sasi e pijeve të gazuara që dyshohet të jenë të kontrabanduara dhe së bashku me veturën janë konfiskuar. Me urdhër të prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e Polisicë së Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2016, ora 14:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori