Vushtrri/ Këto fjalë ndaj policëve e çuan në burg
Vushtrri, Policia ka arrestuar një të dyshuar, i cili nën ndikimin e alkoolit, i kishte fyer zyrtarët policorë.

Rasti, i cili po trajtohet si prishje e rendit dhe qetësisë publike, ka ndodhur në rrugën “Pandeli Sotiri” dje rreth orës 06:15.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, me sjellje arrogante ka fyer zyrtarët policorë”, njofton policia në raportin e saj të përditshëm.

Të dyshuarit i është ofruar trajtim mjekësor dhe me vendim të prokurorit është dërguar në gjykatë në procedurë të shpejtë.


Shtuar më 27/10/2017, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori