Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Karaç të Vushtrisë, ku një person ka mbetur i vedekur si pasojë e daljes nga rruga e traktorit të tij. Mjeti i tij pasi ka dalë nga rruga është rrokullisur disa herë, gjë që ka bërë që viktima të ndërroj jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Një person i dytë ka marrë lëndime të rënda pasi ishte bashkë me viktimën në traktor gjatë aksidentit. I lënduari është dërguar në Qendrën
Klinike Universitare të Kosovës.
Me urdhër të
Prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është lejuar familjarëve për ceremoni varrimi. Njësiti i trafikut është duke i zhvilluar hetimet përkitazi me aksidentin. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2013,
ora 14:11