Vulin: Vuçiçi do të sulmohet nga Shkupi
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin, thotë se kryeqyteti i Maqedonisë Veriore është shndërruar në një qendër të shërbimeve të inteligjencës të cilat po organizojnë sulme të orkestruara ndaj Aleksander Vuçiçit.

Ai thotë se këto shërbime veprojnë në Shkup dhe marrin financa nga burime të panjohura, shkruan ‘novosti’.

Sipas tij tashmë Shkupi është shndërruar në atë se çfarë ishte Budapesti dikur, një qendër e punës së shërbimeve të huaja të inteligjencës të cilat veprojnë kundër Serbisë.


Shtuar më 19/02/2019, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori