Vulin shpif: Shqiptarë të armatosur ia kanë bllokuar rrugën Vuçiçit
Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin po e fajëson kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin për protestat në Drenicë kundër Vuçiçit.

Ai gjithashtu ka thënë se Serbia po prêt reagim nga KFOR-i për situatën e krijuar.

“Presidenti ynë nuk do të jetë vetëm dhe nuk do të jetë i pambrojtur. Aktualisht, kanë filluar disa bllokada, burra të armatosur, por po presim reagimin e KFOR-it. Pas gjithë kësaj qëndron Kadri Veseli, ai është përgjegjës për çdo gjë që do të ndodhë”, ka thënë Vulini për Tanjug.

Ndryshe pas protestave, qeveria ia anuloi lejen Vuçiçit për ta vizituar Drenicën.


Shtuar më 09/09/2018, ora 09:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori