Vulin shpërndan çelësa banesash për serbët Mitrovicës veriore
Ministri i qeverisë së Serbisë i ngarkuar për Kosovën Aleksandar Vulin sot në Mitrovicë do të shpërndajë çelësa banesash të sapondërtuara për familje serbe në Mitrovicën veriore.

E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën ka financuar ndërtimin e 12 banesave me sipërfaqe të përgjithshme 800 metra katrorë në Lagjen e Boshnjakëve afër ndërtesës të të ashtuquajturit qark i Mitrovicës, njofton B92.
Këto banesa gjoja janë ndërtuar për të shpërngulurit nga Kosova.
Dorëzimin e çelësave Ministri Vulin e bën personalisht sot para ndërtesës në orën 12:00. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2014, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori