Vulin: Prishtina të mos rrisë tensionet
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin, u ka bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë të mos rrisin tensionet duke thënë se nuk ka arsye për një gjë të tillë.



“Vizita ime në Kosovë do të jetë gjithmonë në funksion të qetësimit të tensioneve dhe lehtësimit të kushteve për jetë”, ka thënë Vulin për mediat serbe. Zyrtari serb ka qëndruar të premten në Zveçan pa paralajmërim dhe pa lejen e autoriteteve kosovare, shkruan Rel.

Ai ka shprehur mbështetje për strukturat paralele serbe në veri të Kosovës, duke thënë se ato do të vazhdojnë të mbesin atje. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2012, ora 11:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori