Vulin: Prishtina nuk po e mban fjalën për Asociacionin
Ministri i Punës në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin, ka thënë se shteti i tij është duke mbajtur fjalën dhe se Beogradi do të përmbushë të gjitha marrëveshjet e dialogut me Kosovën, shkruan "Tanjug".

Gazeta shkruan më tej se Vulin ka thënë se nuk është fare optimist që Prishtina do ta mbajë fjalën, duke përmendur Asociacionin e Komunave Serbe përfshirë edhe marrëveshjen e bërë tre ditë më parë, transmeton "Klan Kosova".

Vulin ka shtuar se Serbia dhe serbët e Kosovës edhe një herë mbajtën fjalën, por që sipas tij nuk ka asnjë justifikim, ashtu siç nuk kishte tash e katër vjet për mos formimin e asociacionit. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2017, ora 10:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori