Vulin: Pavarësia e Kosovës, turp i drejtësisë ndërkombëtare
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës ka thënë se Serbia nuk do ta njoh asnjëherë atë.

Sipas tij, pavarësia e Kosovës u ndërtua mbi dhunë, shkruajnë mediat serbe.

“E ashtuquajtura pavarësi e Kosovës është një turp i madh dhe i tmerrshëm i të drejtës ndërkombëtare, fitore e dhunës ndaj ligjit, por një fitore e përkohshme. Shteti i Serbisë nuk do të pushojë së luftuari”, ka thënë Vulin. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2018, ora 18:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori