OKB: Janë regjistruar mbi 17 mijë viktima që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) ka publikuar numrin e viktimave civile në Ukrainë, gjithsej 17,831 nga data 24 shkurt 2022 deri më 26 dhjetor 2022.

Sipas të dhënave, që nga fillimi i luftës janë vrarë 6,884 civilë, duke përfshirë 2,719 burra, 1,832 gra, 175 vajza dhe 216 djem, si dhe 38 fëmijë dhe 1,904 të rritur, gjinia e të cilëve nuk dihet ende.

Një total prej 10,947 personash janë plagosur, me shumicën në rajonet Donetsk dhe Luhansk, ku kanë mbetur të vrarë 4,052 civilë dhe janë plagosur 5,643.