Vulat e ish-Gjykatave Paralele, Institucionet e Dretësisë nuk i dinë ku janë
Polemikat e krijuara rreth Marrëveshjes për Drejtësinë të arritur në Bruksel më datën 10 shkurt 2015 janë transetuar në emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, po beson se kjo Marrëveshje është një e mirë që i ka ndodhur Kosovës.

“Ato gjykata po shpërbëhen, tashmë janë shpërbë dhe nuk ekzistojnë. Ata njerëz, ata gjyqtarë që janë integruar në përputhje të plotë të një procesi që ka qenë i bazuar në ligjet e Kosovës ashtu qysh janë bërë pjesë e sistemit të drejtësisë gjyqtarët shqiptarë ashtu janë bërë edhe gjyqtarët serbë”, tha Tahiri.

Edhe Shkëlzen Maliqi nga Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovë thotë se vulat dhe vendimet janë në një fazë tjetër.

“Ajo është në një fazë tjetër. Këshilli Gjyqësor ka përgatitur edhe një plan dhe me vonë fillon edhe bartja e lëndëve, rasteve. Këshilli me siguri ka me themelu edhe grupe punuese, komisione të ndryshme, por në një fazë të mëvonshme e jo tani”, tha Maliqi.
Shtuar më 03/12/2017, ora 18:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori