Vukçeviq: Fletarresti në fuqi, Thaçi mund të arrestohet nëse vjen në Beograd
Prokurori për krime lufte i Serbisë, Vladimir Vukçeviq ka deklaruar se fletarrestimi për Hashim Thaçin është ende në fuqi, kështu që ai mund të arrestohet nëse shkon në Beograd.

“Hetimet për Thaçin janë të pezulluara, ngase është i pakapshëm për organet hetuese. Është e vërtetë se Interpoli e ka stopuar fletarrestimet për Thaçin në vendet tjera, me arsyetimin se bëhet fjalë për funksionarët më të lartë shqiptarë, por në Serbi ai është në fuqi, kështu që nëse vjen këtu mund ta arrestojmë”, ka thënë Vukçeviq për “Blic”.

Mediat e Serbisë dhe Kosovës lajmëruan dje se zëvendëskryeministri dhe shef i diplomacisë kosovare do të qëndrojë në fund të muajit në Beograd, me ftesë të organizatës joqeveritare serbe “Ambasadorët e Paqes”, për të marrë pjesë në një konferencë për integrimet evropiane të vendeve të rajonit.

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka thënë se s’ka nevojë që Thaçi të vijë në Beograd. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2015, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori