Vuçiç: Rakiç ka pranuar të rrënohet muri në Mitrovicë
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç është takuar pasditen e sotme me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe kryetarit e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Gjatë këtij takimi ai u ka thënë medieve se në mbledhjen e së mërkurës në Bruksel bisedimet kanë qenë të rënda.

“Dëshiroj të them se kemi pasur bisedime të rënda, në të cilat Serbia i ka pranuar gjithçka që është kërkuar nga ajo. Pse këtë nuk duan ta thonë disa, pyetni ata. Së shpejti do të jem i gatshëm që qytetarët e Serbisë, plotësisht t’i informoj dhe tu them se me çfarë presionesh jemi ballafaquar, me çfarë tentimesh të shembjes së sovranitetit të vendit tonë”, është shprehur Vuçiç.

Sipas tij nga Prishtina është kërkuar shembja e murit në Mitrovicën e veriut, pavarësisht që rregullimi komunal është nën kompetencat e komunës.

“Madje edhe sipas ligjeve të Kosovës, kjo është nën kompetencat e drejtpërdrejta të vetëqeverisjeve lokale, pra nën kompetencat e Goran Rakiçit nga Mitrovica e veriut. ‘Nuk numërohet’, nuk vlejnë as ligjet e Kosovës. ‘Nuk vlen asgjë, duhet të shembet’. Goran Rakiç pranon që të shembet (muri), jo pse mendon keq për popullin e tij ose pse është frikacak, por sepse dëshiron ta ruaj paqen”, u shpreh më tej Vuçiç./Albeu.com/

Shtuar më 02/02/2017, ora 20:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori