Vuçiç mohon incidentin në Sarajevë
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçic, tha se gjatë darkës në Sarajevë nuk ka pasur incident mes tij dhe Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

"Nëse më pyesni nëse ka pasur incident, nuk ka pasur. Është normale dhe me kulturë të bësh pyetje. Nuk ka pasur probleme, vetëm se për darkë i thash se ‘a e ke menduar vetë, apo dikush të ka ndihmuar me konfiskimin e pasurisë’. Këtë e thashë edhe sot", tha kryeministri serb për gazetarët që kishin pritur me durim, pasi ai nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në konferencën për shtyp, raporton Tanjug.

I pyetur nëse ai priste një reagim nga Evropa ndaj ngjarjeve në Kosovë, Vuçç-i tha se zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, tha sot në një deklaratë që pasuria duhet të trajtohet ndryshe nga ajo që thotë Prishtina.

Pyetjes se çfarë tjetër i tha ai kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, Vuçiç u përgjigj se e kishte porositur "që të lirojë posterat nga paraburgimi, makinën dhe të mos sjellë më vendime të tilla".

"Ai (Mustafa) në këtë tha që ata mendojnë se kjo është çështje e tyre e brendshme dhe se ata kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan, dhe ju e shihni se BE-ja nuk mendon kështu", ka thënë Vuçiç. /albeu.com/

Shtuar më 16/03/2017, ora 17:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori