Vuçiç: India nuk e njeh pavarësinë e Kosovës
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kreu i qeverisë serbe, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin indian, Narendro Modi.

Pas takimit, Vuçiç ka thënë se "India në asnjë mënyrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës", dhe se kjo përkrahje është shumë e rëndësishme për Serbinë, duke marrë parasysh me votimet për anëtarësim të Kosovës në UNESCO.

"Do ta lusim që të jetë absolutisht kundër", citon "Tanjug" të ketë thënë Vuçiç.

Vuçiç ka shtuar se do të flasë edhe me kryetarin e Kenias, Uhuruo Kenia, të cilit do i kërkojë që të votojë kundër Kosovës në UNESCO.

"Kenia, me iniciativën e kryetarit, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Ajo ka qenë e përmbajtur gjatë votimit në UNESCO", ka thënë Vuçiç. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2017, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}