Vuçiç anulon vizitën në Kosovë, ja arsyeja
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk do të vijë në Kosovë, në kuadër të fushatës parazgjedhore për president të Serbisë.

Anulimin e vizitës së paraparë për të mërkurën në Leposaviq, kryeministri serb thotë ta ketë bërë, për shkak se nuk pranon kushtëzimet që ia ka bërë Qeveria e Kosovës.

“Nuk do të shkoj në Kosovë. Nuk vjen në shprehje një presion i llojit të tillë, as ‘cirku’ që po bën Prishtina”, ka thënë Vuçiç, për televizionin shtetëror serb “RTS”.

Qeveria e Kosovës, në lidhje me vizitën e kryeministrit serb në Kosovë, ka marrë vendim për ta lejuar këtë vizitë, për vetëm tri orë. /Albeu.com/
Shtuar më 28/03/2017, ora 19:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori