Vuçiq takon serbët e veriut
Serbët e veriut të Kosovës do të takohen për të biseduar sot me përfaqësuesit e Serbisë, në këtë rast me zv/kryeminsitrin Aleksandër Vuçiq.

Përsësi mes tyre do të lakohet marrëveshja e Kosovës, transmeton televizioni serb B92, citon Radio Evropa e Lirë. Ndërsa serbët e veriut nuk e pranojnë marrëveshjen për normalizimiin e marrëdhënieve Kosovës-Serbi, pasi pretendojnë se zbatimi i saj do t’i vinte ata nën autoritetin e Prishtinës zyrtare.

Ata janë takuar disa herë me përfaqësuesit e Qeverisë serbe, në përpjekje për të gjetur gjuhë të përbashkët. Për këtë qëllim, në veri të Kosovës, ditë më parë, ka qëndruar edhe vetë Vuciq. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2013, ora 13:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori