Vuçiq për "Die Welt": Zgjidhje të qëndrueshme për serbët në Kosovë
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq është shprehur për gazetën gjermane "Die Welt" se, shpreson në hapjen e shpejtë të kapitujve me Bashkimin Europian.

"Serbia ka punuar e shumë vështirësi për këtë. Ne kemi përparuar në dialog me Prishtinën, ne kemi bërë reforma të dhembshme, kemi vendosur masa kursimi", ka thënë Vuçiq.

Pyetjes se çfarë është me ndikimin në veriun Kosovës dhe faktin se BE kërkon tërheqjen, Vuçiq ka thënë se është e vërtetë se kjo është ende e hapur.

"Serbia po jep çdo gjë nga për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme ndaj bashkësisë serbe", ka thënë kryeministri serb duke shtuar se zgjidhja më e mirë është ajo që i le të kënaqura të dyja palët.

I pyetur për gatishmërinë për kompromise, Vuçiq ka thënë se bëhet fjalë për rregullimin e strukturave ligjore për financimin e komunave në Kosovë.

"Kush do të kujdeset për zbatimin e sigurisë, për shëndetësi, për pagimin e pensioneve, nëse Beogradi nuk e bënë këtë. Ne kemi përgjegjësi për serbët në Kosovë", ka shtuar Aleksander Vuçiq. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2015, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori