Vuçiq: Nuk ka harta, nuk ka asgjë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka hedhur poshtë sot spekulimet e mediave gjermane dhe vendëse për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, shkruan Albeu.com

"Nuk ka harta, nuk ka asgjë, sepse ne nuk po bisedojmë", ka deklaruar kreu serb.

"Çfarë 17 pika, nuk ka asnjë pikë," u përgjigj Vuçiq, në pyetjen e gazetarëve për zërat rreth një plani që përmban 17 pika, që ka të bëjë me ndryshimin e kufijve.

“Ata që pretendojnë këtë, duan ta ndajnë Serbinë në 17 pjesë”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai është shprehur më herët se shteti i tij nuk do përfitojë gjithçka nga dialogu por ideja është të mbrohet populli serb në Kosovël.

“Mos u merakosni, unë do të përkujdesem për popullin tonë në Kosovë, por nuk do të premtoj gjithçka, sepse të tjerët kanë premtuar dhe kaherë i kanë humbur të gjitha. Do t’i mbrojmë njerëzit tanë, por le të mendojmë për jetën”, tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2019, ora 19:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori