Parashikimi i motit për datën 26 gusht 2022

Dita e premte do të vijojë të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim. Në mesditë e pasdite reshje shiu me intensitet të ulët në zonat e ulëta, ndërsa në juglindje lokalisht reshjet fitojnë intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive.
Era me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-10m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore13 deri 31°C
në zona e ulëta 16 deri 34°C
në zona bregdetare 17 deri 33°C