Vuçiç lëshon deklarata nacionaliste: Kosova, djep i Serbisë
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç nuk është përmbajtur nga deklaratat nacionalise gjatë vizitës së sotme në Kosovë. Pasi ka përuruar Klinikën Gjinekologjike në Pasjan ka mbajtur një fjalim para qytetarëve të mbledhur në këtë vend, ku tha "Kosova është djep i Serbisë".

Kosova është djepi i Serbisë. Kosovën nuk do ta harrojmë kurrë. Ne si Qeveri e Serbisë, do të angazhohemi vazhdimisht që të krijojmë sa më shumë vende pune këtu, sa më shumë mirëqenie për serbët”, ka deklaruar Vuçiç.

Kreu i qeverisë serbe duke iu drejtuar popullsisë serbe në Kosovë, u kërkoi që të mos shesin pasuritë e tyre për asnjë çmim, pasi sipas tij kjo do të thotë edhe shpërngulje e serbëve.

Ndërkaq, kryeministir Vuçiç u ka bërë apel atyre që të lindin sa më shumë fëmijë, ndërsa në fund të fjalës së tij tha "Rroftë Serbia”, ku dhe është shoqëruar me duartrokitje të gjata. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori