Vuçiq i drejtohet Asamblesë së OKB: Nuk do ta njohim Kosovën
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi sot në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork se arritja e zgjidhjes politike për problemin e Kosovës është prioritet kombëtar i Serbisë, raportojnë mediat serbe.

Siç përcjell Expressi, Vuçiq ka theksuar se arritja e zgjidhjes politike për Kosovën është me rëndësi kyçe për përparimin ekonomik, të rinjtë dhe zhvillimin e mëtejshëm të vendit të tij.

Vuçiq gjithashtu porositi se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, porse bën përpjekje për të gjetur zgjidhje që do të mundësojë përparim, paqe dhe stabilitet në rajon.

Presidenti serb gjithashtu ka apeluar te anëtaret e Kombeve të Bashkuara që të mos e lejojnë pranimin e Kosovës në UNESCO.

Vuçiq ka shtuar se gjithçka në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës që po zhvillohet në Bruksel “është arritur me kompromise të vështira” dhe ka shtuar se gjatë këtyre katër viteve të dialogut “nuk është regjistruar asnjë viktimë në tensione ndëretnike në Kosovë”.


Shtuar më 21/09/2017, ora 16:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori