Vuçiq: Dialogu në pikëpyetje, edhe nëse hiqet taksa
Presidenti Serb Aleksandar Vuçiq së bashku me kryeministren serbe dhe ministrin e jashtëm kanë takuar krerët e shtetit serb të cilëve ua kanë dërguar platformën që e ka miratuar pala Kosovare.

Patriarku serb pas takimit ka thënë se ndan mendimin e njejtë me shtetin serb mbi atë se si të zgjidhet problemi me Kosovën ndërsa Vuçiq ka vënë në pikëpyetje dialogun edhe nëse hiqet taksa.

"Është detyrë e tyre heqja e taksës, pastaj do të shohim se a do ketë dialog. Nëse këto janë kushtet për vazhdimin e dialogut, më mirë mos të shpenzojmë kohë dhe para për udhëtim deri në Bruksel. Çfarë po ndodh me ju njerëz, a jeni sadopak racional" ka thënë Vuçiq duke iu drejtuar kosovarëve. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2019, ora 17:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori