Vuçiq, debat të brendshëm për Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi të hënën se ditën në vijim do të bisedojë me udhëheqësit e tjerë serbë për politikën e Serbisë karshi Kosovës dhe mesazhet e të gjitha shteteve botërore, shkruan Albeu.com.

“Në ditët e ardhshme do të bisedojë me udhëheqjen e Qeverisë për porositë e të gjitha vendeve të botës si dhe do të flasim për platformën e Serbisë për të ardhmen. Nëse ne e plotësojmë 100 përqind pjesën e marrëveshjes së Brukselit, ndërsa shqiptarët asnjë obligim dhe vendosin taksa 100 përqind si dhe zgjedhin persona privat në qeveri, atëherë shtrohet pyetja nëse politika jonë e përgjegjshme dhe serioze është përgjigja e vetme e mundshme” tha presidenti Vuçiq gjatë një konference për media pas takimit me ministrin e Jashtëm të Francës, Natali Loazo. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2019, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori